Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 12:31

Tiranë – Projektet strategjike të zhvillimit të Tiranës dhe gadishmëria e shprehur nga institucionet amerikanë për të mbështetur edhe financiarisht këto projekte, kanë qënë në qendër të bisedës që Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu gjatë, një takim miqësor në një lokal të Tiranës, pas kthimit të z. Basha nga vizita në SHBA.

Zyra e shtypit e bashkisë bëri të ditur se  zoti Basha dhe ambasadori Arvizu kanë biseduar edhe për mundësitë e tërheqjes së investitorëve amerikanë për të shtrirë aktivitetin në Tiranë por edhe për t’u bërë pjesë e realizimit të projekteve të zhvillimit të Tiranës.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës në kryeqytet dhe qeverisja lokale transparente dhe me gjithëpërfshirjen e qytetarëve kanë qënë temat kryesore të takimeve që z. Basha zhvilloi në Uashington dhe New York.