Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 13:30

Tiranë – Kryebashkiaku i ri, Lulzim Basha, është paraqitur sot në mjediset e institucionit të Bashkisë së Tiranës, për të kryer aktin e betimit para Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës.

Pas konstituimit të këtij të fundit, kryebashkiaku iu është drejtuar anëtarëve të tij, me betimin tradicional.

“Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat  e Tiranës dhe qytetarëve të saj …”, ka qenë njëra nga sentencat e betimit, i cili u lexua publikisht nga kreu i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti dhe që u pasua me fjalën solemne të kryebashkiakut Lulzim Basha, “BETOHEM”.