Lajme Shqip Friday, 08 November 2013 22:57

Tiranë- Partia Demokratike mbajti pasditen e së premtes një tryezë të rrumbullakët me temë “Ku po shkon ekonomia shqiptare? Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale”.

Në fjalën e tij kreu i PartisëDemokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë për mungesë vizioni, për inkoherencë, kontraditë dhe klientelizëm.Basha tha se qeveria vendosi për ndryshimin e buxhetit, si përballjen e parë të gabuar dhe drejtimin e gabuar nga ana e qeverisë së re në problemet e ekonomisë, në një goditje dyfish arbitrare, të pambështetur në asnjë analizë të plotë dhe serioze të gjendjes.

“Ne vlerësuam se ulja e planit të të ardhurave me 25% më pak sesa plani fillestar dhe mbushja e kësaj grope përmes rritjes galoponte të defiçitit buxhetor, dhe të borxhit publik, nga 62% në 69% bëhej me tre objektiva bazë: Krijimin e një rezerve të padukshme për dështimet me probalitet 95% , siç tha një nga ekspertët ndërkombëtarë në tryezën e PS-së. Së dyti përkeqësimin e përshkrimit të gjendjes së ekonomisë, ose uljen e stekës me qëllim që çdo zhvillim normal të trumbetohet si sukses, për të shitur si real një sukses të paqenë. Së treti krijimin e një mekanizmi për mundësi të mëdha abuzimi me paratë publike.”, tha Basha.

Në tryezë morën pjesë edhe ish ministri i Financave, Ridvan Bode, si dhe Sherefedin Shehu, Zana Guxholli, Florion Mima, Genc Ruli dhe Alfred Rushaj. /albeu.com/