Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 20:17

Uashington-  Ngjarja e 21 Janarit 2011, është një konseguencë ngjarjesh që ka çuar edhe në humbjen e jetës së 4 qytetarëve të pafajshëm tha ditën e mërkurën Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hetimi ngjarjes duhet të jetë gjithpërfshirës, profesional dhe i pavaruar, theksoi Basha.

“Hetimi duhet të nisi që nga shkaku, që nga çasti i fillimit të protestës e deri tek çastet tragjike, në mënyrë profesional dhe të pavaruar”, shtoi ai.

“Gjëja më e dhimbshme që mund të bëhet, është të vazhdohet e të bëhet politikë me këtë ngjarje tragjike. Është e rëndësishme që kjo ngjarje të trajtohet sipas parametrave ligjor, dhe mos të bie preh e frymëzimeve politike apo axhendave të caktuara politike. Të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësit politike dhe qytetare”, tha Basha.

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, “duhet që të gjithë aktorët, së bashku me mua të vemë interesat e vendit përpara interesave personale. Bashkëpunimi, tha Basha, është rruga më e mirë për të zhvilluar më tej vendin. Pikat ku duhet të bazohet bashkëpunim janë bërë të qarta nga të gjithë aktorët e huaj”, tha ai.

I pyetur për mesazhin që zgjedhjet e 8-të majit i dhanë politikës, Basha u pëgjigj se, “së pari duhet të mendojmë dhe të shpenzojmë energjit tona për problemet e qytetarëve dhe jo të nxisim konflikte apo probleme të tilla. Zgjedhjet e tetë majit ishin fjala më e qartë e qytetarit, që theksoi se është i lodhur me të gjitha makinacionet, konfliket demostratat, bojkotet etj, por ajo që kërkon qyetari shqiptarë është bashkëpunimi dhe, nëse ky bashkëpunim do të jetë i vërtete, do të ketë përparim, dhe rruga europiane e Shqipërisë, që është e pashmanghsme për vendin tonë do të afrohet, pasi bashkpunimi do të thotë piksëpari një sjellje europiane për të gjithë aktorët poltikë dhe kjo fillon duke njohur rregullat e lojës, pranimi i zgjedhjeve, pranimi i vendimit të gjykatave dhe të mos ketë asnjë motivimi personal, apo rregull statutor të ndonjë partie poltike të ndërhyjë. Pikërshit dhe vendi ku ndodhemi sot, Washingtoni është vendi, modeli më i mirë për t’u ndjekur”, theksoi Basha në përfundim të intervistës së tij.