Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 10:37

Mitrovicë – Barrikadat në veriun e Kosovës kanë zënë vend, ato tani më janë më të forta pasi për ruajtjen e tyre grupeve kriminale serbe iu kanë ardhuar përkrahje nga serbët e Bosnjës. 

Pas shpalljes së zgjedhjeve serbe më 6 maj,  grupet kriminale serbe kanë kërkuar ndihmën nga serbët e Bosnjës që për shkak të angazhimeve të serbëve të Kosovës, barrikadat t’i ruajnë serbët e bosnjës.

Këto ditë në veriun e Kisovës kanë ardhuar mbi 200 serbë nga Bosnja të cilët me orarë janë duke ruajtur barrikadat në veri.

Të gjithë këta nuk kanë ardhuar vullnetarisht, por ata në veri i kanë punësuar si rojtarë të barrikadave duke marrë nga 450 euro pagë mujore.

Këtë pagë, serbëve të Bosnjes u’a paguan qeveria e Serbisë përmes organizatave buxhetore që ka vendosur në Kosovës siç janë komunat, koorporatat energjetike, apo shërbimet e pastrimit të qytetit si dhe një pjesë e pagesës bëhet edhe përmes spitalit në veri të Mitrovicës.