Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 00:00

Mitrovicë – Raporti për tregtinë e narkotikëve në Ballkan nga ana e Departamenti Amerikan i Shtetit cilëson Jarinjën dhe Bërrnjakun si pikalimet kufitare ku droga lëvizë lirëshëm duke i tërhequar vërejtjen shtetit të Serbisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, një pjesë të madhe të raportit për tregtinë me narkotikë i’a ka kushtuar Serbisë dhe ka përfunduar se urgjentisht duhet zgjidhur problemin tregtisë së drogës në vendkalimet kufitare G1 Jarinjë dhe G31 Bërnjak në veri të Kosovës për në Serbi, bëjnë me dije mediat serb.

Në anën tjetër, burime ndërkombëtare dhe vendore të portalit Lajmeshqip.com, pohojnë se grupet kriminale serbe të veriut të Kosovës janë duke nxjerrë përfitime nga barrikadat sa i përket tregtimit dhe kontrabandimit të drogës.

Kur e tërë vemendja e strukturave të sigurisë në Kosovë si ato ndërkombëtare ashtu edhe ato vendore është përqendruar në barrikadat që kanë vendosuar grupey kriminale serbe, në veri të vendit një grup i vogël personash shumë të fuqishëm në krim kanë intensifikuar kontrabandimin e drogës.

Droga e llojit heroinë kalon nga Kosova për në veri e më pastaj përmes rrugëve alternative në Serbi. Burimet theksojnë se para pak ditësh nga jugu në veri të Mitrovicës janë dorëzuar 7 kg heroinë e pastër.

Tregtia me heroinë, kohët e fundit është rritur, rruga e kontrabandimit të heroinës, është shumë e gjatë nga Turqia në Bullgari, Maqedoni, Kosovë e më pastaj Serbi e në vendet e perëndimit. Informacionet nga sherbimet e ndryshme të sigurisë së Policisë së Kosovës dhe EULEX-it kanë theksuar se në Kosovë në pjesën shqiptare, narkotrafikantët e drogës që po e sjellin në veri, janë biznesmenët më të njohuar.

Ndërsa ë pjesën veriore, droga i është dorëzuar njerëzve të kaposë së krimit të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviç. Në varësi të pastërtisë që ka heroina, rritet edhe velera e saj në treg nga 15 mije euro për kg kur është e perzier e deri në 70 mije euro për heroinën e pastër.

Biznesmenët shqiptarë kontrabandues kanë shfrytëzuar rrëmujën e krijuar nga vendosja e barrikadave dhe tani e kanë shumë të të lehtë për të transportuar drogën. “I gjithë funksionimi i grupeve kriminale serbe tani është përqendruar në tregtinë e drogës dhe kjo është një prej arsyeve se pse është barrikaduar i tërë veriu i vendit”- ka thënë burimi ndërkombëtarë.

“Shqiptarët po e mbajnë në jetë Zvonko Veselinoviçin, me tregëtin e tyrë me drogë duke kaluar në javë nga 4-7 kg heroinë. Droga ka përfunduar në Novi Pazar, përmes rrugës alternative të fshatit kufitare, Tresava. Me paratë e drogës janë duke u financuar një pjese e madhe e krimit të  organizuar serb në veri të Kosovës. Me këtë tregëti të paligjshme, Veselinoviçi, është duke e financuar strukturën kriminale politike në veri të Mitrovicës e të cilën ai e kontrollon dhe po  me këto para është financuar edhe referendumi serb në veriun e Kosovës”-përfundon informacioni i burimit ndërkombëtar të Lajmeshqip.com.