Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 09:31

Beograd – Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozo ka thënë dje në Beograd se njohja e Kosovës dhe dialogu i Beogradit dhe Prishtinës nuk janë kushte për anëtarësim të Serbisë në BE, por çështja e Kosovës do të merret parasysh me rastin e përpilimit të opinionit të KE.

“Më lejoni të konfirmoj që si kusht para Serbisë nuk vehet as procesi i negociimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës as njohja e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, problemet në Kosovë ekzistojnë dhe duhet zgjidhur”, është shprehur Barozo dje në Beograd pas takimeve me autoritetet e larta serbe.