Tiranë -“Ka ardhur koha të fuqizohen edhe më tej mekanizmat e bashkëpunimit mes institucioneve qeveritare dhe atyre lokale për të mbështetur barazinë gjinore”, tha të mërkurën, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, duke kërkuar njëkohësisht dhe emërimin e punonjësve të barazisë gjinore me kohë të plotë.
Gjatë tryezës “Fuqizimi i kapaciteteve institucionale të mekanizmit të barazisë gjinore në nivel qendror dhe vendor në Shqipëri”, të zhvilluar sot, në ambientet e Hotel “Sheraton”, Wollfarth theksoi gjithashtu se “integrimi gjinor mund të jetë i suksesshëm nëse të gjithë janë pjesëtarë të këtij procesi.”
“Është koha që të finalizohet emërimi me kohë të plotë i punonjësve të barazisë gjinore dhe të fillojë bashkëpunimi mes intitucioneve” tha ai.
Sipas ambasadorit, edhe pse vendi ynë ka bërë hapa përpara sa i përket barazisë gjinore, ka ende edhe shumë për tu bërë në këtë drejtim. (LajmeShqip.com)