Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 12:18

Vlorë – Rreth 200 familje vlonjate, kërkojnë certifikatën e pronësisë së tokave në bregdetet. 

Banorët e zonës Uji i Ftohtë i janë drejtuar sot zyrës së Hipotekës në Vlorë, duke kërkuar certifikatën e pronësisë port tokat. Protestuesit të revoltuar theksojnë se disa nga banorët i kanë marrë certifikatat e pronësisë, teksa i bëjnë apel qeverisë që ti zgjidhë njëherë e përgjithmonë situatën, raporton BW. 

Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë takimeve elektorale të zhvilluara në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, u ka premtuar banorëve të zonave bregdetare se do të zgjidhe një herë e përgjithmonë problemin e pronave.