Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 16:10

New York – Ban Ki Mun ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në veri të Kosovës mund ta destabilizojnë tërë Ballkanin. “Unë jam i brengosur jo vetëm për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në terren si rezultat i zhvillimeve të fundit, por gjithashtu edhe për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike anembanë Kosovës”, ka shtuar ai.

Këshilli i Sigurimit, në seancën që do të mbahet më 29 nëntor, do ta shqyrtojë raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki Mun në lidhje me situatën në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i KB-së shpreson se anëtarët e Këshillit të Sigurimit do t’i dërgojnë mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit që të marrin përgjegjësi për zbutje të tensioneve dhe parandalim të përsëritjes së dhunës në veri të Kosovës.

Ai shpreh keqardhje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar. Kreu i OKB-së u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit si dhe ndërkombëtarëve në Kosovë që të veprojnë me kujdes e durim, si dhe të vazhdojnë të tregojnë se kanë besim në dialog.