Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 14:21

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, gjatë raportimit të tij të fundit për punën e UNMIK-ut, ka përshëndetur vazhdimin e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës rreth çështjeve të pazgjidhura, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe, dhe ka paralajmëruar ngadalësimin e punës së institucioneve të Kosovës në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale, shkruan “Tanjug”.

Ban Ki-moon ka paralajmëruar për “progresin e ngadalshëm të institucioneve të Kosovës, në themelimin e Gjykatës Speciale për krime të pretenduara të UÇK-së”, duke shtuar se ky është një shkak i rëndësishëm për shqetësim, transmeton lajmi.net.

 “Vonesa të tilla janë për të ardhur keq dhe minojnë imazhin e Kosovës, dhe çfarë është më e rëndësishme, përfaqësojnë mundësinë e humbur që të vendoset një shembull në angazhim për drejtësi dhe llogaridhënie”, ka deklaruar Ban duke ftuar palët e interesuara që të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” dhe të punojnë “në shërbim të interesave themelore dhe afatgjate për të gjithë banorët e Kosovës”.

Ban mbështet vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik dhe të lartë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, veçanërisht në takimet e mbajtura në qershor rreth çështjeve të pazgjidhura të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe, si dhe çështjet e energjetikës dhe telekomunikacionit