Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 11:45

Nju-Jork – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-Mun theksoi në raportin më të ri të Këshillit të Sigurisë se nevojitet hetim esencial, objektiv dhe i pavarur për tregtinë me organe njerëzish në Kosovë dhe e përshëndeti dialogun “e shumëpritur”  të Beogradit dhe Prishtinës.

Nevojitet hetim esencial, objektiv dhe i pavarur me program të fuqishëm për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunim i plotë i të gjitha palëve. UNMIK-u është i gatshëm që bashkëpunimin e plotë ta zgjerojë në çdo hetim për të cilën mund të miratohet vendim, thuhet në raport, njofton Tanjug.

Raporti do të shqyrtohet më 12 maj në seancë të KS të KB-së dhe i dedikohet periudhës prej 16 janarit deri më 15 prill.

Në atë periudhë APKE-ja mirati rezolutë për raportin e Dik Martit nën titullin Hetim për pohimet për veprim johuman ndaj njerëzve dhe tregtisë joligjore me organe njerëzish në Kosovë. Në këtë rezolutë i bëhet thirrje edhe BE-së që të precizojë kompetencat e EULEKS-it dhe trupave të tjerë juridik të cilët kanë mandat të zhvillojnë hetim si dhe t’u jepen resurse të domosdoshme.