Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 16:46

Tiranë – Presidenti i Shqipërisë ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, njoftojnë mediat shqiptare.

Gjatë fjalimit të tij në takimin e OKB-së për vendet më pak të zhvilluara në botë që po mbahet në Turqi, Topi u bëri një thirrje të hapur të gjithë atyre vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës për ta njohur atë.

“Sot, Kosova është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 75 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti shqiptar Bamir Topi, duke shtuar se “ne besojmë se realiteti i ri i krijuar në Ballkanin Perëndimor, me shtetin e pavarur të Kosovës, ka ndikuar pozitivisht në forcimin e paqes dhe sigurisë në këtë rajon, si edhe në krijimin e një fryme bashkëpunimi e prosperiteti, jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë”.