Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 14:29

Tiranë – Ka reaguar menjëherë Partia Socialiste e Shqipërisë, pas evidentimit të disa parregullsive në zgjedhjet e Komunës Shalë, të zhvilluara të dielën.

“Sali Berisha nuk heq dorë nga vjedhja e votës së shqiptarëve”, ka thënë Taulant Balla.

Vjedhjet e Shalës, Berisha po synon t’i kryejë në Tiranë, në KQZ, me ndihmën e Ristanit, tha ai.

Nuk mund të ketë vendime të drejta në KQZ, derisa në krye të tij qëndron një hajdut si Arben Ristani, ka thënë, deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Sot KQZ vendosi që numërimin e votave të Kumunës Shalë, ta bëjë në ambientet e KQZ-së, në Tiranë. (LajmeShqip.com)