Lajme Shqip Sunday, 07 October 2012 15:46

TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami është vënë edhe këtë fundjavë në shënjestër të sulmeve të Partisë Socialiste. Në një dalje publike për mediat, deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Arben Imami për përfshirje në trafik kombëtar armësh dhe tjetërsim korruptiv të pronave të ushtrisë shqiptare. 

“Denoncojmë Ministrinë e Mbrotjes dhe drejtuesin e saj Arben Imai për pazare dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar armësh. Prej sot do shfaqim dosjen e plotë të korrupsionit nga Ministria e Mbrojtjes. Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria shqiptare është zhveshur nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Përmës një procesi jo transparent janë shitur me vlera qesharake objekte dhe troje të divizioneve, depove të armatimit, poligoneve të qitjes, pa asnjë ligj duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërinë”,- denoncoi Balla. 

Deputeti socialist akuzoi ministrin Imami se po zhvat pronat e ushtarakëve në errësrë të plotë, duke mos marrë në konsideratë nevojat e Forcave të Armatosura, ndërkohë bëri me dije se nesër do të bëjë publike mënyrën e tjetërsimit të pronave nga ministri Imami. 

“Në një errësi të plotë ministri Imami ka kryer dhe po kryen proces zhvatjeje të pronave. Janë plot 70 milionë objekte dhe troje, prona të ushtrisë që Arben Imami po i shpronëson nga ushtria në drejtim të privatëve. Bisht Palla, Kalaja e Alipashës, Shkolla e Marinës që po ju jepen privatëve, rana e hedhun në Shëngjin, Durrës, Kavajë, Fier dhe Vlorë… Në këtë proces jo transparent dhe të paligjshëm nuk janë marrë në konsideratë nevojat e Forcat e Armatosura. Pronat shumë mirë mund të përdoreshin për të pastrehët si nuk u morën parasysh nevojat e tyre apo të ish- të përndjekurve. Prej nesër do u tregojmë qytetarëve shqipatrë këto prona të tjetërsuara, nga ky proces antikombëtar i drejtuar nga Arben Imami që do e kishte zili dhe ushtria më e egër”,- theksoi deputeti Balla.

Akuzat e sotme të deputetetit Taulant Balla, vijnë pas denoncimeve për disa ditë rresht të kolegut të tij Erjon Brace, i cili akuzon për skandalin të tregtimit të armëve ushtarake, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, si dhe hetim të kontratave me shtetasin serb Slobodan Tesiç, i cili rezulton i skeduar në listën e zezë të OKB-së. (LajmeShqip.com)