Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 19:02

Tiranë-Avokati i Popullit, Igli Totozani u kërkoi sot familjeve të komunitetit rom të largohen drejt çadrave të tyre, në mënyrë që ky institucion të mund të punojë siç duhet për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Sipas Totozanit, Avokati i Popullit do të bashkëpunojë me qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha institucionet që problemet e këtij komuniteti të marin rrugën e zgjidhjes.

“Ende nuk kemi një përgjigje. Jemi duke parë variante të ndryshme dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkinë e Tiranës për të gjetur një zgjidhje”, tha Totozani.

Sipas tij, institucioni që ai drejton është i ndërgjegjshëm për gjendjen e këtij komuniteti, do të meret çdo ditë me këtë çështje dhe do t’i shkojnë deri në fund. Igli Totozani shtoi gjithashtu se zgjidhja nuk mund të jepet duke qëndruar këo familje në mjediset e Avokatit të Popullit, apo institucion tjetër shtetëror.

“24 orë po punojmë për këtë çështje dhe besoj do të kemi një zgjidhje të shpejtë. Do të synojmë të zgjidhim të gjitha problemet e këtyre qytetarëve që janë të akumuluara ndër vite”, tha Totozani.

Që prej dy ditësh, 8 familje rome ngritën çadrat e tyre në oborrin e Avokati të Popullit, pas dëbimit të tyre nga pronari i një toke në periferi të Tiranës. (LajmeShqip.com)