Lajme Shqip Saturday, 01 September 2012 13:14

Prishtinë – Në vendkalimet kufitare, të gjithë udhëtarëve të huaj, të cilët në pasaportat e tyre kanë pasur vula doganore të Republikës së Kosovës autoritetet serbe ua kanë vendosur vulën ‘ponishteno’, që do të thotë anulohet.
 
Kjo ka ndodhur dje ne kufirin Serbi-Maqedoni, në Tabanoc, tha B. Xh nga Tetova për agjencinë e lajmeve INA ku policët serbë në fletët e pasaportës ku kanë qenë të vendosura vulat e Republikës së Kosovës kanë vendosur vula që anulojnë ato të Kosovës.

Qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës shpresojnë se së shpejti do të arrihet dhe praktikohet marrëveshja për kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftime dhe të shmangen procedurat e pasaportave, shkruan “Zeri”

Një marrëveshje të tillë deri tani Maqedonia ka arritur me Beogradin, Tiranën dhe Podgoricën. MPB e Maqedonisë ka paralajmëruar se së shpejti një marrëveshje e tillë do të firmoset edhe me Prishtinën.

Edhe shtetasit e vendeve evropiane, që kalojnë fillimisht në Kosovë dhe më pas futen në Serbi ju anulohen vulat e Kosovës, sepse Serbia ende e trajton Kosovën si pjesë të saj dhe nuk ja njeh kufinjtë. (LajmeShqip.com)