Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 17:27

Prishtinë – Me 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Atifete Jahjaga është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.

Kundërkandidatja e saj, Suzan Novobërdaliu, mori 10 vota, ndërsa 10 vota të tjera ishin të pavlefshme.

Në sallë ishin prezentë 100 deputetë, kurse seancën e ka braktisur vetëm Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Presidentja Jahjag sapo e bëri betimin para Kuvendit, si Presidente e Republikës së Kosovës.