Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 19:44

Prishtinë – Atifete Jahjaga, e lindur në Rashkoc afër Cërmjanit, nga Komuna e Gjakovës, udhëheqëse e lartë në Policinë e Kosovës së pasluftës, është propozuar për presidente e Kosovës.

Ky ka qenë përfundimi i marrëveshjes midis Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Chriss Dell.

Presidentja e mundshme e ardhshme e Kosovës nuk është anëtare e asnjë partie politike, por është pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Në ndërkohë gjatë mbrëmjes është spekuluar për shumë emra, midis të cilëve ish-funksionari komunist, Ilaz Ramajli.