Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 20:58

Athinë – Porosi për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë dërgoi ministri grek i Punëve të Jashtme, Stavros Lambrinidis me rastin e konfirmimeve të ndryshme të mediave për marrëdhëniet e Athinës me këto shtete, ka publikuar Elefterotipia.

Në lidhje me kontestin me Shkupin për emrin Maqedonia, Stavros Lambrinidis ka thënë se kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është peng i papajtueshmërisë personale dhe e mban si peng  të ardhmen evropiane të shtetit.

“Ka ardhur koha ai të kuptojë se është ora të shkruhet historia për shtetin, e jo të kopjojë historinë tonë, dëshirojmë zgjidhje  të kontestit me emër të definuar gjeografik për shtetin”, ka shtuar ai. Ndryshim në sjelljen (mentalitetin) kërkoi shefi i diplomacisë greke  nga Qeveria e Maqedonisë dhe dërgoi sinjale paralajmëruese për marrëdhëniet me Shqipërinë nga pakica etnike greke në atë shtet. Diplomati grek i bëri thirrje Shqipërisë që t’u përmbahet angazhimeve evropiane  dhe të mos i injorojë. Përforcimi i nacionalizmit në atë shtet jep porosi brengosëse dhe situata e pakicës etnike greke në Shqipëri është barometër për marrëdhëniet dhe kjo duhet të kuptohet”, citohet Lambrinidis.

Duke i mohuar informacionet, sipas të cilave Greqia me Turqinë e shqyrtojnë statusin e ishujve kontestues në Detin Egje, Lambrinidis sqaroi  e biseda me Turqinë kryhen vetëm për kufijtë në shkëmbin kontinental. Ai i bëri thirrje Turqisë  t’i ndryshojë marrëdhëniet për problemin me Qipron. “Me Turqinë jemi në kontakt për shkëmbin kontinental, por priten akoma shumë.

Nuk zhvillohen negociata me këtë shtet për statusin e disa ishujve në Detin Egje, por as nuk ka pyetje  për nënshkrimin e këtij dokument”, konfirmon Lambrinidis.

“Turqia është çelësi për zgjidhjen e problemit qipriot dhe armata okupuese turke duhet menjëherë ta lëshojë ishullin”, ka thënë ai. Për Athinën problemi me Qipron është prioritet i Qeverisë, e cila i mbështet përpjekjet për bashkimin e serishëm të ishullit në bazë të rezolutës së KB-së dhe realitetit evropian. (LajmeShqip.com)