Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 12:35

Nënkolonel Xhavit Gashi është njëri nga atashet e parë të sigurisë i cili do të shkoj në ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA.

Kolonel Gashi me 8 të dhjetor do të udhëtoj zyrtarisht për në SHBA. Në kuadër të arritjeve të FSK-së dhe marrjes së detyrave të reja që dalin nga misioni dhe ligji, është edhe caktimi i atasheve nëpër ambasadat e Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së Ibrahim Shala tha se, atasheu i parë është emëruar në ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA.

Emërimi i atasheve të sigurisë është rregullar me ligj për shërbimin e jashtëm dhe në kuadër të ligjit parashihet që Kosova t’i ketë atashet e veta jashtë vendit. Pra atasheu i parë do të nisë me 8 dhjetor të këtij muaji, tha Shala.

Sipas ligjit, Republika e Kosovës do të ketë atashet e jashtëm nëpër ambasada dhe do të quhen atashetë për siguri.