Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 09:54

Serbia ka në plan që në sistemin e saj të së drejtës t’i bëjë bazë kushtetuese dhe ligjore Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Juristët kanë alarmuar se me këtë i krijohet Beogradit zyrtar hise në sistemin qeverisës të Kosovës.

Në Qeveri kanë thënë të jetë herët për të diskutuar në këtë temë.

Por kanë folur zyrtarë të subjekteve në pushtet, të cilët kanë shprehur hapur frikën se po krijohet një korridor territorial prej veriut në Leposaviq e deri në Dheun e Bardhë në Kamenicë, e që do të kontrollohet me të drejta ekzekutive nga Asociacioni.