Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 08:00

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë të drejtë të propozojë amendamente për legjislacionin dhe rregulloret tjera relevante për përmbushjen e objektivave të tij.

Por Kushtetuta e vendit specifikon qartë se kush ka të drejtë që ndërmarrë nisma legjislative. Sipas nenit 79 të Kushtetutës nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Kosovës, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku 10 mijë qytetarë.

 

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se në marrëveshje thuhet që Asociacioni ka të drejtë të propozojë amandamentim të ligjeve në përputhje me ligjet e Kosovës./Tribuna Channel/