Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 08:32

Shqiptarët e Luginës kanë vendosur që Asociacionit të tyre t’ia japin të njëjtën fuqi juridike që ka Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vendimin që ka siguruar “Epoka e re” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, thuhet se statuti i këtij Asociacioni do të jetë i njëjtë me statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës.

Nënshkrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës e kanë vënë 43 delegatë shqiptarë.