Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 08:03

Ka kaluar më shumë se një muaj qëkur Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë përgjegjësve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe dy personave, pronarë të një operatori ekonomik, shkruan sot Koha Ditore.

Aktakuza është ngritur nën dyshimin se në katër aktivitete të prokurimit me vlerë të përbashkët rreth 2 milionë euro, të zhvilluara në Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë në mënyrë të parregullt në vitin 2011.

Sipas informatave që ka gazeta, disa prej këtyre të akuzuarve vazhdojnë të punojnë ende në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë masë disiplinore.

Në Prokurorinë e Shtetit nuk kanë dhënë ndonjë sqarim lidhur me rastin, ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se nuk mund të marrë masa ndaj zyrtarëve pa e marrë zyrtarisht aktakuzën. Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.