Dhuna e djeshme në veri të Kosovës ka ndikuar dukshem në luhatje të qëndirmeve në Bruksel në lidhje me mundësinë që Serbia me 9 dhjetor të fitojë statusin e kandidatit për antërasim në Bahskimin Evropian.
Kështu u shprehën zyrtarët nga BE-ja duke preçizuar se deri në mëngjesin e djeshëm disponimi i shteteve anëtare ka qenë relativisht pozitiv pasi statusi kandidatit për Serbinë është rekomanduar duke u nënkuptuar se dialogu me Prishtinën vazhdon, kusht ky që u plotësua që javën e kaluar.
Mirëpo siç mësohet nga burimet mirë të informuara, sulmi ndaj ushatërve të KFOR-it dhe acarimi i shtuar i atmosferës në veri të Kosovës ka bërë që shtetet anëtare të rishikojnë qëndrimin e tyre.
Prandaj edhe paralajmërohet nga kryeqytetet e sheteve anëtare të BE-së se vëmendje e posaçme do ti kushtohet raundit të radhës së dialogut ditën e nesërme kur kërkohen rezultate të reja në këtë proces.
Këtë e konfimroi edhe Maja Koçijançiç, zëdhënësja e shefes së diplomacies europiane Catherine Ashton e cila paralajmëroi se në bazë të progresit të mundshëm gjatë ditës së nesërme në dialog, do bëhet vlerësimi i përgjithshëm i situatës në debatin që do zhvillojnë ministrat e jashtëm europian të enjten.
Ky debat do i paraprijë vendimit formal të javës së ardhshme për kandidaturën e Serbisë.
Bashkimi Evropian e ka dënuar dhunën e djeshme në veri të Kosovës dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it. Sipas Maja Koçijançiç, Brukseli gjithmonë ka deklaruar se dhuna nuk është zgjidhje por se zgjidhja duhet të gjendet nëpërmjet të dialogut.