Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 12:27

Bruksel-Bashkimi Europian inkurajon forcat politike në Shqipëri për fillimin e punës për reformën zgjedhore. 

Në një deklaratë për mediat, shefja e diplomacisë europiane  Catherine Ashton ka mirpritur takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në deklaratë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë inkurajon të gjitha forcat politike të vazhdojnë punën e tyre në një mënyrë konstruktive në këtë komision, për të gjetur konsensus mbi reformën zgjedhore në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme.

“Reformimi i kuadrit legjislativ për zgjedhjet në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, është një nga prioritet kyçe të cilat duhen plotësuar që Shqipëria të shkojë përpara drejt objektivit të saj kombëtar për integrim në Bashkimin Evropian”-thuhet më tej në deklaratën e Ashton. 

Inkurajimi i saj, vjen një ditë pas deklaratës së komisionerit europian të zgjerimit Stefan Fule i cili gjithashtu ka vlerësuar pozitivisht punën e nisur nga partitë politike për reformën zgjedhore.

Duke folur në samitin Ballkanik “Miqtë e Europës” që u zhvillua dje në Bruksel, Fule tha se është i inkurajuar me hapat deçiziv që po merren ne Shqipëri për të arritur një konsensus për reformat.

“Inkurajoj fortmazhorancëndhe opozitën të vazhdojnë këtë dialog konstruktiv politik dhe të krijojnë një moment të ri drejt integrimit në BE”-ka deklaruar Fule duke shtuar se 2012-ta mund të jetë më në fund viti i mundësivë për Shqipërinë. (LajmeShqip.com)