Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 13:36

Prishtinë – Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Cathrin Ashton, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve në Kosovë për të ndërmarrë aksionin në veri të vendit.

“Është thelbësore tani që të qetësojmë situatën dhe të kthehemi aty ku ishim”, ka thënë Maja Kocijançic, në një intervistë për radion Europa e Lirë. Sipas saj, EULEX është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta bërë një gjë të tillë.

Zëdhënësja thotë se çështja e vulave dhe tregtisë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.

Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian është i mendimit se as vendimi për embargon nuk ka qenë i dobishëm.