Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 17:16

Që me shpalljen e afatit të regjistrimit të popullsisë Akademia e Shkenca dhe e Arteve të Kosovës, kishte kërkuar shtyrjen e këtij afati, për shkak të përgatitjeve të pamjaftueshme. Prandaj, ASHAK vlerëson se shpallja e rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, për fat të keq, e vërtetoi shqetësimin e Kryesisë së Akademisë, se procesi jo vetëm që do të dështonte, por do të linte pasoja të shumëfishta shoqërore, politike dhe profesionale.

“Shkaqet e dështimit të regjistrimit tashmë janë të njohura si për profesionistët e përfshirë ose të papërfshirë në proces, ashtu edhe për opinionin e gjerë, kështu që nuk mendojmë se është e nevojshme të përsëriten me këtë rast”, thuhet në reagim.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk e konsideron të vlefshëm rezultatin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe kërkon mbajtjen e një regjistrimi të ri.

Sipas të dhënave preliminare të Entit të Statistikave të Kosovës numri i banorëve të Kosovës, duke përjashtuar Leposaviqin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës, është

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë përfshijnë 34 komuna të Kosovës, në të cilat është bërë regjistrimi gjatë muajit prill të këtij viti, përderisa në komunat veriore të vendit nuk ka pasur bashkëpunim për këtë proces.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë për herë të fundit është realizuar në vitin 1981, ku numri i përgjithshëm i banorëve ishte rreth 1. 6 milionë.