Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 08:02

Kushëriri i Salih Mekaj – Asdren Mekaj, për të cilin prokurorja Drita Hajdari tha se kryetari i Apelit ndërmjetësoi që t’ia nxjerrë një fajde prej 200 mijë eurosh, paralajmëroi përballje me drejtësinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ai kërkoi gjykimin e ish-shokut të tij, Pal Gruda, për mashtrim dhe deklarim të rrejshëm.

Një video-incizim i bisedës mes tij dhe Grudës dorëzuar në Prokurori, zbardh dyshimet për fajde ndaj Salih Mekaj.

Aty dëgjohet Gruda tek premton kthimin e gjysmës së borxhit në një afat kohor dhe kërkon mirëkuptimin e familjes Mekaj për vonesat. /koha/