Lajme Shqip Wednesday, 18 April 2012 17:05

Tiranë- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi një takim me kryeministrin Berisha, për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike në vend. 

Duket se takimi pa pasur formën e një dreke pune që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Takimi u mbajt në ‘Vilën 31’ në Tiranë, dhe i pari që ka mbërritur ka qenë kreu i prezencës së SHBA-së në vendin tonë, ndërkohë menjëherë pas tij kamerat kanë filmuar mbërritjen e shefit të qeverisë shqiptare. 

Ambasadori Arvizu shoqërohet në takim nga bashkëshortja e tij, ndërsa është parë të mbante në dorë një shishe vere.

Takimi erdhi një ditë pasi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dëgjuan vlerësimet dhe gjykimet e kreut të opozitës për një sërë temash siç deklaroi në përfundim të takimit ambasadori Arvizu. (GSH)