Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 14:13

Tiranë – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu është shprehur se nuk mund të komentojë mbi letrën e paraardhësit të tij John Withers. Arvizu ka thënë se nuk ka çfarë të shprehë lidhur me atë që thuhet në letër.

“Ne nuk komentojmë për kabllogramet e Wikileaks, letra e Withers flet vetë”, tha Arvizu. Deklarata e ambasadorit u bë gjatë konferencës “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: Ndërtimi i së ardhmes”.

Xhon Widhërs, ish-ambasadori amerikan në vendin tone gjatë periudhës gusht 2007 – gusht 2010, reagoi përmes një letre publike mbi zbardhjen e kabllogrameve të Wikileaks. Ai i drejtohet shqiptarëve duke pranuar se korrespondenca e tij është e bazuar në të vërtetën e aktualitetit shqiptar. Ai thekson se diplomatët amerikanë gjithmonë shprehin dhe raportojnë vetëm të vërtetën dhe nuk bëjnë politikë personale.