Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 10:40

Tiranë – Shefi i diplomacisë amerikane në Tiraën Aleksandër Arvizu thotë se 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit Shqipëria ndodhet sërish në udhëkryq. Duke folur në në konferencë 20 vjet Shqipëri-SHBA, ambasadori Arvizu theksoi se Shqipëria sot ka nevojë për reforma të mëdha.

“Sot pas 20 viteve Shqipëria ndodhet sërish në udhëkryq. Sot Shqipëria ka nevoja të mëdha për reforma dhe është e qartë që ka një shtet që do të sjellë ndryshime për popullin shqiptar. E ardhmja ndodhet në duart e shtetit prandaj udhëheqësit e vendit duhet të bëjnë zgjedhje të drejta që ta çojnë përpara vendit drejt integrimit europian” ka theksuar Arvizu.

Më tej ambasadori Arvizu theksoi se mënyra më e mirë për të forcuar miqësinë mes dy vendeve është që Shqipëria të vazhdojë përpara duke ndërtuar një shtet ligjor të drejtë, begati ekonomike, të ecë përpara në rrugën e integrimit europian pasi sipas tij Shqipëria nuk është ende në vendin ku meriton.