Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 14:09

Tiranë-Pasi ka pirë një kafë mbrëmë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha, ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot paradite me ish rivalin e Bashës, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste.

Pas takimit me të, ku ka diskutuar një sërë çështjesh, Arvizu tha se duhet ta marrin Ramën në SHBA, kështu që kishte folur me kreun e PS-së për një udhëtim të mundshëm të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Siç e kam thënë edhe më parë, na duhet ta çojmë atë në SHBA, ndaj dhe folëm për një udhëtim të mundshëm të tij atje”-tha ambasadori amerikan. Arvizu ripërsëriti edhe apelin për zgjedhjen e presidentit pas konsultimeve të përbashkëta.

“Përpiqem t`i qëndroj larg termit “president konsensual” sespe ai term ka mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë dua të them konsultime aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe gjtihashtu është i rëndësishëm edhe në areën ndërkombëtar për SHBA-në por edhe për shtetet e Bashkimit Europian”,- deklaroiArvizu.

Ambasadori amerikan theksoi se roli i kreut të shtetit është shumë i rëndësishëm në jetën e një vendi ndaj kërkoi që ai të jetë një zgjedhje e përbashkët mes palëve, duke dashur të shmangë keqkuptimet që sjell termi ‘konensual’.

“Roli i presidentit është i rëndësishëm për të zgjedhur krerët e institucioneve shtetërore si Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SHISH-it. Është e rëndësisishme që në këto institucione të vendosen njerëz me integritet. Ne mund të flasim për reforma, por nëse në këto institucione nuk janë njerëz me integritet këto reforma do të ishin qesharake. Është e rëndësishme që t`u largohemi falseve dhe të ecin në rrugën e reformave”- theksoi ambasadori Arvizu. (LajmeShqip.com)