Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 18:31

Prishtinë – Ushtruesi i detyrës së Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farid Zarif, ka arrituir në Kosovë, ka njoftuar UNMIK-u.
Zarif, me origjinë nga Afganistani, ka përvojë të gjatë, pasi ka qenë zv/koordinator humanitar i OKB-së në Bagdad, në vitet e 90-ta, shef i stafit të misionit ndihmës të OKB-së në Irak dhe më vonë veproi në misionin e OKB-së në Sudan.
Ai ishte diplomat karriere në Afganistan dhe ka shërbyer si zëvendësministër i jashtëm. Zarif ka studiuar drejtësinë, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin e drejtësisë dhe të shkencave politike në Universitetin e Kabulit.
Mëtutje, në njoftimin e UNMIK-ut, theksohet se prej datës 20 gusht 2010, ai ishte Drejtor i divizionit për Evropë dhe Amerikë Latine në Departamentin e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së.