Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 11:01

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se sot rreth orës 10:00 është arrestuar një aktivist i tyre në Gjakovë.

Vetëvendosje njofton se aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj ishte arrestuar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

“Ndërkohë që qendra jonë në Gjakovë po përgatitet për organizimin e tribunës kundër ‘Zajednicës’, Policia po i kërkon për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë nga Gjakova. Sinjalet që po i dërgon Isa Mustafa, se kushdo që e kundërshton ‘Zajednicën’ do të arrestohet, do t’i kthehen mbrapsht me organizim qytetar që do ta shkarkojë cilindo politikan që është i gatshëm t’ia imponoj popullit ndarjen etnike”, thuhet në njoftim.