Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 20:33

Durrës – Forcat e Policisë së Durrësit arrestuan sot në mbrëmje autorin e vrasjes së 22-vjeçarit, që u ekzekutua me pistoletë dy netë më parë, në afërsi të qendrës së qytetit.

Nëndrejtori i Policisë së Qarkut, Ilir Dedja, tha për ATSH-në se “53-vjeçari Mustafa Hyseni u arrestua pas një hetimi intensiv, ndërsa në banesën e tij në Durrës u gjet edhe pistoleta që ka përdorur për eliminimin e 22-vjeçarit Arbër Bardhi”.

Sipas të njejtit burim, me gjithë identifikimin dhe arrestimin e autorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të vrasjes.