Prishtinë- Në një operacion të kryer në Prishtinë që filloi mbrëmjen e kaluar, Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e prokurorisë së EULEX-it, arrestoi tre qytetarë të Kosovës të dyshuar për pjesëmarrje në grabitje me armë në Mbretërinë e Bahrejnit në shtator të këtij viti, ku është përfshirë vjedhja e stolive të çmuara (orë dore të shtrenjta) me vlerë mbi 1.1 milion euro.
“Të dyshuarit janë arrestuar me akuza për detyrim të rëndë dhe sulm duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar që ka kryer grabitje të rëndë. Në të njëjtën kohë janë kryer bastisje të katër shtëpive”, njofton EULEX.
Hetimet lidhur me këtë rast po i kryen Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), transmeton zëri.
Operacionin e ka autorizuar një gjyqtar i EULEX-it për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
|

1 July 2014 18:00
26 June 2014 11:00
22 June 2014 16:17
12 June 2014 17:20
12 June 2014 13:15
4 May 2014 15:36
3 May 2014 14:24
1 May 2014 14:25
1 May 2014 12:10
24 April 2014 11:14