Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 14:29

Prishtinë – EULEX-i përmes arrestimeve të fundit i ka bërë edhe një dëm Kosovës.

Kështu vlerëson ish-shef i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së tash ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku.

Ai në një intervistë për Radio Kosovën thotë se EULEX duhet të ndalë menjëherë veprimet e tilla dhe të punojë për atë që është thirrur luftimin korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës.