Lajme Shqip Thursday, 08 November 2012 14:27

Prishtinë – Komandanti i KFOR-i gjenerali gjerman Foler Halbauer nuk komentoi arrestimet e MUP-it serb në veri të vendit.

Komandanti i KFOR-it , Folker Halbauer mbështet dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. Halbauer tha se dialogu është mënyra më e mirë për të gjitha proceset e vendit. Gjenerali Halbauern, ndryshe, në një takim që ka zhvilluar me kryetarin  e Prishtinës Isa Mustafa, nuk i ka komentuar arrestimet nga MUP-i serb në veri të vendit, kur është pyetur për këtë ngjarje:  “Unë për këtë rast dëgjova nga mediat, mirëpo unë e kuptoj këtë ngjarje si një rubrikë e cila mund të klasifikohet në rendin dhe ligjin, për këtë arsye nuk dëshiroj të spekuloj ngase edhe KFOR-i tani është në një pozitë ku këtë ngjarje nuk duhet ta komentoj, ne si KFOR nuk kemi marr pjesë në këtë ngjarje dhe gjithashtu nuk kemi ditur fare për këtë gjë”

Kreu i Prishtinës, Isa Mustafa tha se Serbia duhet ti tërheq strukturat ilegale të sigurisë nga veriu derisa shprehu bindjen se kjo çështje do të zgjidhet gjatë dialogut. “ Mendoj se janë dhënë vlerësime të politikës dhe është konsideruar si një akt  i cili nuk duhet të lejohet që të ndërhyj në forcat e një shteti tjetër dhe ne tash duhet që edhe gjatë këtij dialogu ti bëjmë me dije Serbisë që ajo nuk mund të ndërhyj në Kosovë dhe se ajo duhet të tërheq forcat e veta nga veriu i Kosovës se ky është qëllimi themelor dhe masa e para e cila duhet të ndërmerret në këtë dialog”.

Komandanti  i KFOR-it Halbauer dhe Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa  biseduan edhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, arsim, shëndetësi. (LajmeShqip.com)