Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 09:25

Tiranë – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dekretoi Ardian Fullanin për një mandat të dytë në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës në internet.

Pas dekretimit të presidentit, kandidatura e Fullanit si Guvernator për mandatin e ardhshëm 7-vjeçar do t’i kalojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Miratimi i dekretit të presidentit kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend.

Ardian Fullani ishte një ndër tre emrat që qeveria propozoi si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për këtë mandat, kandidatura e të cilit u miratua nga Parlamenti.