Lajme Shqip Friday, 23 November 2012 16:13

Berlin – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Guide Westerwele ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin tyre në BE.

“Përshëndesim faktin që Serbia e Kosova po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet. Kjo është me shumë rëndësi për forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore. E këto marrëdhënie, nga na tjetër, janë kusht i domosdoshëm që atyre t’iu lejohet anëtarësimi që përfundimisht të pranohen në BE si partnere – me të drejta e detyra të plota”, ka thënë Wetserwelle, transmetojnë medie serbe.

Shefi i diplomacisë gjermane ka kërkuar nga të dy palët të vazhdojnë angazhimet e fuqishme dhe konstruktive në procesin dialogues.

“Është i nevojshëm mirëkuptimi politik i Beogradit dhe i Prishtinës rreth çështjeve kryesore përfshirë edhe situatën pazgjidhur në veri të Kosovës: ka thënë Westerwele.(K.N)