Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 19:02

Berlin – Bashkë me një delegacion prej 63 vetash, kancelarja gjermane Angela Merkel, siç është paralajmëruar, më 23 gusht do të zbresë në Beograd. Por, mediat serbe qysh tani kanë nisur t’i transmetojnë ethet që e kanë përfshirë opinionin serb në prag të kësaj vizite.

Gazeta beogradase “Blic” ka shkruar se Merkel nuk do t’i sjellë lajme t ëmira për Kosovësn, Beogradit.

Vizita e kancelares gjermane në Beograd, Angela Merkel, nuk do të sjell lajme të mira për Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën. Kur është fjala te bashkëpunimi ekonomik, situata do të jetë ndryshe, meqë në këtë aspekt priten përmirësime të raporteve.

Vizita e saj në Beograd konsiderohet si presion i ri i Bashkimit Evropian që Beogradi të heqë dorë nga veriu i Kosovës dhe ta lë atë te autoritetet në Prishtinë, “që të caktohet kufiri në mënyrë që të pritet data për bisedime me BE-në”.