Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 08:00

Njohësit e çështjeve politike kanë shprehur skepticizëm se marrëveshjet me Serbinë dhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi mund t’i nxisin qytetarët të protestojnë.

Belul Beqaj dhe Imer Mushkolaj kanë deklaruar për ‘Epokën e re’ se shkaku i këtyre protestave nuk është mobilizues për qytetarët.

Sipas tyre, subjektet politik opozitare duhet t’i harmonizojnë qëndrimet për këto protesta dhe të gjejnë kërkesa të tjera mobilizuese për qytetarët.