Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 20:27

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i historisë thotë se pa një reformë të tillë të thellë hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vonohet. Ndërsa professor Pano është shprehur edhe për mundësinë e krijimit të një partie të re nga presidenti Bamir Topi dhe sa e suksesshme mund të jetë ajo.

Sipas Panos: “Po të shikosh formimin e partive të reja nga partitë e mëdha në Shqipëri, rezultatet nuk kanë qenë shumë pozitive. Kjo duke filluar që nga viti 1992 me formimin e Aleancës Demokratike. Po kështu ka patur formime të partive të tjera që janë shkëputur nga partitë e mëdha, ka patur madje shkëputje edhe nga parti më të vogla. Do të thosha se, si rregull, partitë që janë shkëputur nuk kanë patur sukses”.

Profesori i historisë shkon edhe më tej kur thotë se “Një përvojë e ndryshme ka qenë rasti i Lëvizjes Socialist për Integrim të Ilir Metës që u formua në vitin 2004. Ajo pati një farë suksesi. Por ajo e pati këtë sukses si rrjedhojë e disa rrethanave politike të krijuara në Shqipëri. Ajo ka patur rol, dhe ka qenë një nga faktorët që çuan në humbjen e socialistëve në vitin 2005 si dhe në zgjedhjet mjaft të kontestuara të 2009s. Këto kanë qenë rrethana mjaft të veçanta”.

Dhe dukë bër gjithë këtë analizë, profersor Pano thotë se “nuk ka garanci për sukses nëse Presidenti Bamir Topi dhe aleatët e tij krijojnë një parti të re për zgjedhjet e 2013-s. Nuk mendoj se ajo parti do të tërhiqte një mbështetje të madhe popullore”.