Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 08:32

Ka lindur dhe ka jetuar për 25 vjet rresht në Albany, kryeqytetin e shtetit amerikan New York, mirëpo në vitin 2005 Jeffrey Diehl, tashmë 35 vjeç, kishte një mision humanitar bashkë me bashkëshorten Deborah në Lipjan

Dhe, përderisa po shërbenin për qëllime humanitare nën ombrellën e OJQ-së UFM, nuk kishin besuar qysh në fillim se pak kohë më vonë do të vinte një vendim i ri për jetën e tyre.

Atëkohë nuk i kishin të lindur asnjë nga tre fëmijët që kanë tani dhe kishin blerë një truall në periferi të Lipjanit për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë vend. Pas ndërtimit të shtëpisë së re të projektuar vetë nga Jeffi ndër punët e para ai e kishte menduar edhe hapjen e një firme ndërtimi e renovimi.