Lajme Shqip Tuesday, 04 June 2013 16:36

Tiranë – Ambasada amerikanë në Shqipëri, ka këshilluar shtetasit e saj që jetojnë në vend, t’u shmangen tubimeve elektorale. Kjo pasiqë sipas ambasadës, gjatë tubimeve mund të tejkalojë situata edhe në dhunë. Kështu shkruhet të pakten në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

“Tubimet pritet të rriten gjatë sezonit elektoral dhe kjo njihet si një pjesë normale e proceseve demokratike. Por qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e tyre personale, duke evituar tubimet publike që kanë lidhje me zgjedhjet e 23 Qershorit, të evitojnë çdo lloj mitingu në Tiranë e kudo në vend. 
Të gjitha tubimet dhe mitingjet elektorale kanë potencial të të pasur konfrontime dhe të tejkalojnë në dhunë”, citon njoftimi zyrtar nga Ambasada e SHBA në Shqipëri. 
“Ju duhet të evitoni zonat e demonstrimeve dhe të keni shumë kujdes në rast se këto grumbullime, protesta apo demonstrata janë të mëdha. Mbledhjet masive mund të shkaktojnë trazira në të gjithë qytetin ku ato mbahen. Demonstratat që ndodhin në një qytet kanë potencialin të çojnë në tubime publike dhe në demonstrata në të gjitha zonat e tjera në qytetet ku ato ndodhin”, shkruan më tej Ambasada. 

Qytetarët amerikanë, gjithashtu këshillohen që të informohen nga mediat dhe lajmërimet qeveritare në lidhje me situatat e trazirave që mund të shkaktohen dhe për çdo shqetësim, ta njoftojnë ambasadën.