Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 16:00

Gjatë takimit që ka pasur me Presidentin e Hungarisë, Pal Shmitt, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, përveç kortezive të rasteve të këtilla, ka sjellë në Tiranë përmes zyrës së shtypit të Kuvendit edhe dëshirën e saj presidenciale.

Ose të paktën, një diversion për të trazuar skenën politike shqiptare.

Presidenti hungarez i ka thënë Topallit  se “është kënaqësi që takohemi sërish; jemi takuar më parë kur unë kam qenë Kryetar parlamenti, tani si President.

Kjo është rruga më e mirë për t’u bërë President”. Edhe zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë i ka mëshuar këtij fakti në deklaratën për mediat duke ‘bërë me dije’ se Presidenti aktual i Hungarisë, Pal Shmitt, para se të merrte këtë post ka qenë Kryetar parlamenti.

Emri i Topallit ka qenë një prej të parëve të lakuar për postin e kreut të shtetit. Kandidatura e saj u hodh nga demokristiani Zef Bushati, një prej anëtarëve të koalicionit të mazhorancës. Arsyetimi i tij kishte të bënte me prejardhjen katolike të Topallit.

Kryeparlamentarja shqiptare merr një ‘konfirmim’ të dytë nga një tjetër katolik, Presidenti hungarez Pal Shmitt.respublica.al