Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 13:50

Tiranë Ambasadorja gjermane në vendin tonë iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me akuzat e përhapura ditët e fundit, për afera korruptive në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

Sipas ambasadores Holtkemper, Banka gjermane KFW ka punuar në mënyrë korrekte. Qeveria gjermane ka reagur përmes ambasadores së saj në Tiranë, në lidhje me skandalin e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë një aktiviteti për përvjetorin e qendrës së Gjermanishtes, ambasadorja gjermane Carola Holtkemper e ka cilësuar si shumë korrekt qëndrimin e bankës gjermane KfW në lidhje me projektin.

“ Nuk mund të japim informacione për tenderat që janë në vazhdimësi e sipër. Për ne, ky tender është ende në zhvillim. Banka gjermane KFW ka punuar në mënyrë korrekte”, tha Holtekemper për mediat. (LajmeShqip.com)