Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 13:23

Prishtinë-Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Dr. Ernst Reichel, në një deklartë sot shprehet se “fushata më e re e Vetëvendosjes mbi emërtimin ‘Republika e Kosovës’, e cila thotë se përdorimi i çfarëdo emërtimi tjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe njëherësh tradhëti e lartë, nuk është gjë tjetër veç kopsht politik i fëmijëve”.

“Në BE, OSBE, OKB dhe në instanca të tjera ndërkombëtare delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës ‘Gjermania’ dhe jo ‘Republika Federale e Gjermanisë’.

Kjo vlen për shembull edhe për ‘Republikën e Francës’ apo ‘Mbretërinë e Holandës’, ose pothuajse për të gjitha shtetet. Nuk ka arsye pse kjo të jetë ndryshe në rastin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ambasadorit Reichel, të dhënë pak më parë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.